Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Kurtit me paralajmërim për padi: “Deklaratat janë shpifëse dhe denigruese”

Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes avokatit të tij Labinot Vata, i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar tërheqjen e deklaratave që i cilëson si “shpifëse dhe të rënda”, të bëra në emisionin “Interaktiv” në KTV më 18 maj 2026. Vata thekson se deklaratat e Kurtit, ku ai pretendoi se Sami Lushtaku kishte synuar të shkaktonte incident me autokolonën e tij në janar të vitit 2025 në Skenderaj, cenojnë rëndë nderin, integritetin personal dhe reputacionin publik të Lushtakut. Përdorimi i shprehjeve si “ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni”, “ta ndërpresë qarkullimin në mënyrë të dhunshme” dhe “ka pas tentim për rrezik”, paraqet atribuim publik të veprimeve me natyrë kriminalizuese ndaj Lushtakut, pa ekzistuar, siç thuhet në letër, ndonjë vendim gjyqësor apo provë juridikisht e konfirmuar. Avokati Vata ka kërkuar nga Kurti që brenda 24 orëve:

  • të tërheqë publikisht deklaratat;
  • të publikojë përmirësim dhe sqarim;
  • të kërkojë falje publike;
  • dhe të përmbahet nga deklarime të tjera që cenojnë figurën e Lushtakut.

Në letër përmendet edhe Ligji për Shpifjen dhe Fyerjen, duke u theksuar se kjo kërkesë paraqet përpjekje ligjore për zbutjen e dëmit dhe shmangien e procedurave gjyqësore. Në fund, paralajmërohet se në rast të mosreagimit nga ana e Kurtit, Sami Lushtaku do të ndjekë rrugën ligjore për kompensim të dëmit moral dhe reputacional, si dhe do të përdorë të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …