Besnik Tahiri reagon ashpër ndaj krahasimit të Daut Haradinajt me Radoiçiqin: “Ndaluni, boll më u bë”

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj një mërgimtari që kishte krahasuar Daut Haradinaj me Milan Radoiçiç, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si fyese dhe përçarëse. Përmes një reagimi publik, Tahiri ka dënuar edhe kërcënimet e bëra me Kanun, duke thënë se retorika e tillë vetëm sa thellon ndarjet dhe dëmton shoqërinë shqiptare. “Gjuha fyese dhe linçuese krijon dhimbje, hap plagë dhe dëmton familjet e shoqërinë tonë. Kushdo që hyn në këtë valle, duhet ta dijë se po i shërben pikërisht asaj përçarjeje që ndër breza i ka shkaktuar dëm shqiptarit. Ndaluni, sepse boll më u bë. Thirrni mendjes”, ka shkruar Tahiri. Reagimi i tij vjen në një periudhë tensionesh dhe përplasjesh të shumta politike në rrjetet sociale, ku debatet shpesh kanë kaluar në gjuhë të ashpër dhe personale.

Kontrolloni gjithashtu

NATO-ja riorganizon KFOR-in, mandati për sigurinë në Kosovë mbetet i pandryshuar

NATO-ja ka nisur riorganizimin e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, në kuadër të ndryshimeve …