Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Për ta mbrojtur një vlerë, atë duhet ta kesh tënden ose së paku ta dëshmosh se sadopak e ndjen atë

Komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, në një postim të tij ka shkruar se  se për ta mbrojtur një vlerë, “atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë”, e kjo  i mungon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.  Të gjithë ata që prej nga paslufta e deri sot, me akuzat e tyre ia vendosën themelet çdo gjykate që synonte të njolloste UÇK-në, të njëjtit “tani përnjëherë po na prezantohen si gardianët e luftës dhe luftëtarëve. Mbrojtja nga ana e tyre nuk është asgjë tjetër përveçse një kor kopallash e demagogjish  neveritëse.

“UÇK-ja as nuk ishte dhe as nuk është ekskluzivitet i askujt në veçanti. UÇK-ja është vlerë sublime, simbol i përhershëm, histori e pashlyeshme dhe amanet i të rënëve për liri.

Sot, ata që na sulmuan dhe tentuan ta relativizonin e minonin UÇK-në si themel të shtetit të Kosovës, befas po na dalin si mbrojtës, e të tillët janë të njëjtit që sulmuan edhe shtetin e Kosovës, janë të njejtit që nuk besuan, në liri e as në pavarësi. Mençuria pas kuvendit e trimëria pas beteje nuk kanë asnjë vlerë, përveç për demagogët dhe frikacakët. Ne të gjithë duhet ta ruajmë UÇK-në nga pretendimet monstruoze të gjykatave dhe njëkohësisht nga këta “gardianët” që zhurmën e tyre nuk e kanë të sinqertë, UÇK-ja është e popullit dhe jo e partive politike të cilat mbrojtjen e vlerave të UÇK-së e kanë për konsum e përfitime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …