Avokati Tomë Gashi

Gashi: Faji i vetëm Gucatit dhe Haradinajt ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Speciales me Prokurorisë e Serbisë

Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi është deklaruar pas arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Ai në një postim ka shkruar se kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së. “Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politikë është. Po ku kanë pa këta të Speciales në Hagë ta arrestojnë Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestuar dikë të vetin. Çka kanë faj Nasimi e Hysniu që atyre iu rrodhën dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selisë së OVL të UÇK-së. “Faji” i tyre ishte se e pamë qartë bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve te UÇK-së”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …