Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa ligjore me asnjë proces gjyqësor

Sami Lushtaku thotë se nuk do të jetë kandidat për kryetar Partisë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës dje ka marrë vendim që më 3 korrik të zgjedh kryetarin e ri të saj. E, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë. Tashmë, derisa data është caktuar emra të ndryshëm po përmenden si kandidatë të mundshëm për ta marrë timonin e partisë. Në mesin e tyre, si kandidat është përmendur edhe nënkryetari i partisë, Sami Lushtaku. Por, këtë e ka hedhur poshtë, vet Lushtaku, duke thënë se nuk do të jetë kandidat për të parin e partisë. “Jo në asnjë mënyrë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Skenderaj dhe as që ma ka shkuar mendja ndonjëherë”, ka thënë Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …