Sami Lushtaku uron qytetarët për Kurban Bajram: “Kjo festë na afron me solidaritet, paqe dhe dashuri për vendin”

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka uruar besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti. Përmes një mesazhi publik, Lushtaku theksoi se Kurban Bajrami është një festë që bart vlera të mëdha njerëzore e shpirtërore, duke shërbyer si moment reflektimi, afrimi dhe mirëkuptimi mes njerëzve. Ai uroi që kjo festë e shenjtë të sjellë begati, shëndet dhe mirësi në çdo familje shqiptare, ndërsa bëri thirrje për më shumë respekt, unitet dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit dhe vendit. “Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, me solidaritet, respekt dhe dashuri për vendin tonë”, thuhet në urimin e Lushtakut. Në fund, ai uroi që atmosfera festive e Kurban Bajramit të sjellë gëzim e lumturi në çdo vatër familjare, duke uruar: “Gëzuar Kurban Bajramin!”.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …