Saranda Bogujevci: Nuk e pranoi kërkim faljn nga Avdullah Hoti deri sa ai i vlerëson deklaratat e zëvendësit të tij

Saranda Bogujevci: Nuk e pranoi kërkim faljen nga Hoti deri sa ai i vlerëson deklaratat e zëvendësit të tij

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci nuk e pranon kërkim faljen e kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me deklaratat e zëvendësit të tij për të pagjeturit. Bogujevci thotë se përderisa kreu i qeverisë vlerëson se deklaratat e Selmanajt janë shtrembëruar, nuk ka për çfarë të kërkojë falje. Deputetja e partisë së Albin Kurtit, në një intervistë për KosovaPress, thotë nëse ka një pikë dinjiteti zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk do të duhej të shkonte në seancën e nesërme të Kuvendit. Nëse Selamanaj nesër do të paraqitet në sallën e seancave plenare, ajo nuk tregon se çfarë cilat veprime do t’i ndërmarrë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ditë më parë thanë se nuk e pranojnë të tretin e qeverisë në Kuvend. E për reagimet pas ngjarjeve të javës së kaluar për të pagjeturit, Bogujevci thekson se qëllimi ka qenë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të pagjeturit, e jo vetëm sa për të folur.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …