Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Sasia e mjeteve që qytetarët kanë depozituar në banka ka arritur në 5 miliard euro

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës mësohet se vlera e mjeteve që qytetarët kanë depozituar në banka ka arritur në 5 miliard euro. Nga kjo shumë,  miliardë e 300 milion euro janë depozita të qytetarëve, ndërsa afër dy miliard euro janë të ndërmarrjeve të ndryshme. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e depozitave në vitin 2021 ka shënuar rritje për 12.4 për qind, në krahasim me vitin 2020. Profesoreshë e Ekonomisë në Kolegjin privat AAB në Prishtinë Albulenë Kastrati ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se do të ishte më mirë që kursimet të shpenzoheshin apo investoheshin në biznese apo patundshmëri, e jo të mbahen si para të gatshme në banka. Ajo ka shtuar më tutje se mungon edhe edukimi financiar i popullatës, për t’i shfrytëzuar këto depozita në formë të investimeve. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka qenë 1.3 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë e marra sillet në rreth 5.8 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …