Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK: Deri të premten Qeveria ta ngrit për 30% koeficientin për mësimdhënës në Projektligjin për paga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës  i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri të premten e ardhshme të ndërmarrë veprime konkrete në mënyrë që të ngrihen për 30 për qind koeficientet për mësimdhënës në Projektligjin për paga. Nëse deri atëherë nuk formohet grup punues, i cili do të vendosë për ngritjen e koeficienteve dhe që rekomandimet t’i përcjellë në komisionet parlamentare, Sindikata është e vendosur që nga 14 janari tërë sistemi arsimor të futet në grevë të përgjithshme, shkruan Koha Ditore. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se javën e kaluar u ka drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ku i ka adresuar kërkesat e Sindikatës. Deri më tash, sipas tij, nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …