leoni

SBASHK

SBASHK-u ka uruar të punësuarit në arsim për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka uruar të gjithë të punësuarit në arsim për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit. SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të tyre i kujton se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’jep gjithmonë përparësi dialogut  me institucionet, por në mungesë të  vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale  ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut. SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet  politike dhe liderët  se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e  kanë dëshmuar këtë, thuhet në mes tjerash në komunikatën e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …