Schwarz: Ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi t’i kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz ka shkruar se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi t’i kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta. Ai ka nënvizuar më tutje se në këto zhvillime është i përzier edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet në këtë. Serbia duhet të marrë deklarata të qarta nga Bashkimi Evropian. Tani ka diplomaci” ka porositur deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …