Seanca ndaj Faton Klinakut më 3 shtator – në pritje të paraqitjes së Albin Kurtit si i dëmtuar

Është caktuar data për shqyrtimin fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti. Seanca do të mbahet më 3 shtator 2025, në ora 9:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Lajmi është bërë publik nga vetë Klinaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka nënvizuar pritjen për të parë nëse Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit të Prokurorisë. Rasti ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik, ndërsa përballja eventuale në gjykatë mes një zëri të opozitës qytetare dhe kreut të qeverisë pritet të ketë edhe jehonë politike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …