Sejdi Rama: Ju ftoj që me PDK-në në krye t’i arrijmë dhe t’i realizojmë idealet tona të përbashkëta

Sejdi Rama: Ju ftoj që me PDK-në në krye t’i arrijmë dhe t’i realizojmë idealet tona të përbashkëta

Sejdi Rama nga Batusha e Gjakovës, do të jetë kandidat për këshilltar komunal nga radhët e PDK-së. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Rama do të garojë në listën për asamblistë nga PDK-ja, me numrin 20. Rama është magjistër i shkencave Juridike, dhe ka një bagazh të gjerë në jetën publike dhe institucionale. Rama përmes profilit të tij në “Facebook”, ka bërë me dije se ka marr besimin e degës së PDK-së në Gjakovë dhe të kryetarit Hajdar Beqa, që të garojë nën siglën e PDK-së, në partinë që ka dhënë kontribut të pandërprerë që nga themelimi i saj.

Njoftimi i plotë i Sejdi Ramës:

“Të dashur familjarë, miq dhe bashkëvendës!

Me nderin me të madh ju njoftoj që në këto zgjedhjet lokale që do të organizohen me 17 Tetor 2021, zyrtarisht kam marre besimin nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjakovë që të jem kandidat për Asamble Komunale me numër 20. Duke marrë parasysh që angazhimi im politik dhe shoqëror nuk është ndalur asnjëherë, në të mirën tonë të përbashkët, kërkojë nga ju që të me përkrahni dhe të me jepni besimin tuaj për Asamblist në këto zgjedhje lokale. Andaj ju ftojë që së bashku t’i arrijmë dhe t’i realizojmë idealet tona të përbashkëta. Bashkë na priftë e mbara! Më shumë Respekt”, ka shkruar Sejdi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen Dëshmorët e Kombit në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Sllupit”

Me 23 prill 2017, duke filluar në orën 11:00  në fshatin Sllup në Kompleksin Memorial …