Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, A. Blinken, tha se Uashingtoni zyrtar dënon fuqishëm sulmet kundër Policisë së Kosovës, në veri të vendit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Ai ka thënë me këtë rast se  autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, saktësoi Blinken përmes një deklarate zyrtare. Ditë më parë Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit bënë përpjekje të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e serbëve të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka vënë flamurin në gjysmë shtizë në nderim të policit të ndjerë, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në një sulm terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi akuzon Kurtin për dështime në energji dhe lidhje me biznesmenë të dyshimtë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash pjesë e AAK-së, ka …