Polici i vrarë dje në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, u varros sot me nderime në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë

Polici i vrarë dje në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, u varros sot me nderime në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë

Polici i vrarë dje në veri të Kosovës,  Afrim Bunjaku, u varros  me nderime shtetërore sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. Dje  në veri të vendit tonë, në Banjskë të Zveçanit, gjatë sulmit terrorit të bandave serbe,  është plagosur edhe një polic, ndërsa dy  të tjerë janë lënduar. Bunjakët e Samadrexhës edhe në të kaluarën  i kanë dhënë kombit  luftëtarë të mirënjohur  të NDSH-së, si Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku e shumë të tjerë. Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve dhe të afërmeve  kanë marrë pjesë edhe  tre  krerët e institucioneve të Kosovës, Kurti, Konjufca, Osmani, pastaj  ambasadori amerikan, në vendin tonë,  Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog, Kreu i familjes legjendare të Prekazit,  Rifat Jashari, kolegë të punës nga radhët e Policisë së Kosovës dhe qytetarë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …