Mike Pompeo

Mike Pompeo thotë se do të vazhdojnë përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se përpjekjet diplomatike të SHBA-së do të vazhdojnë drejt qëllimit të denuklearizimit të Koresë së Veriut, një ditë pasi një zyrtar i Penianit tha se nuk donte më të ulej me të në bisedime. “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të negociuar; ndërsa unë do të jem ende në krye të ekipit. Presidenti Trump është padyshim përgjegjës për përpjekjet e përgjithshme, por do të jetë ekipi im”, u tha Pompeo gazetarëve në Uashington. Ai ka shtuar se diplomatët amerikanë të kryesuar nga Përfaqësuesi Special për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, do të vazhdonin përpjekjet për të arritur denuklearizimin e Koresë së Veriut, për të cilën ai tha se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u angazhuar në qershorin e kaluar. Në përgjigje të një pyetjeje, Pompeo ka theksuar se besonte se ishte e mundur të mbante angazhimin diplomatik me Korenë e Veriut edhe pa dhënë lehtësimet e sanksioneve që ai kishte kërkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …