Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka vizituar krerët e UÇK-së dhe të burgosurit e tjerë në burgun e Hagës

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka vizituar  krerët e UÇK-së dhe të burgosurit e tjerë në burgun e  Hagës. Sot ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin, ndërsa nesër do ta vizitojë Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin. Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar. Sot i vizituam çlirimtarët: Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Kadri Veseli. Vizitat i vazhdojmë edhe nesër me: Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin”, ka shkruar Klinaku, duke saktësuar se çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës jetën e tyre ia kanë kushtuar Atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …