Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, viziton sot Kosovën

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, viziton sot Kosovën

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë sot në Prishtinë. Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë. Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe Rrustem Berishën, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …