leoni

Sela: Pas 15 korrikut hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat janë për shkak të zgjedhjeve

Sela: Rezultati mund të ishte ndryshe por krimi e korrupsioni e udhëhoqen fushatën për në NATO dhe në BE

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni ka dhënë një deklaratë për media pas rezultatit preleminar të referendumit të mbajtur. “Falënderojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë demokratike u shprehën në kutitë e votimit. Poashtu edhe ata që nuk e shfrytëzuan të drejtën në kutinë e votimit. Edhe kjo është e drejtë demokratike”. Sipas tij, ajo çka është e rëndësishme është  se shqiptarët kanë dalur në kutitë e votimit përafërsisht në numër të njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare. Sipas analizave toka, diku rreth 250.000 shqiptarë kanë realizuar të drejtën e tyre qytetare. “Në total jemi të kenaqur nga dalja. Ky numër ishte i pritur, kur dihej që jo të gjitha partitë do te marrin pjesë në votime. Apo thënë më saktë një parti nuk do të del në zgjedhje. Natyrisht, rezultati mund të ishte ndryshe, nëse do të ishin dëgjuar thirrjet e ASH-së për pastrim te listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, kjo ka ndikuar në arritjen e cenzusit. Faktori tjetër i rëndësishëm ishte edhe krimi dhe korrupsioni qeveritar që nuk kaloi pa u vërejtur nga populli. Këtë më shumë e rëndoi edhe udhëheqja e fushatës për në  NATO dhe në BE nga persona të inkriminuar në afera të ndryshme korruptive”, tha Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …