Selakoviq: Lavrov më ka thënë se mund të llogarisni në mbështetjen e Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq ka deklaruar për agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” se gjatë qëndrimit në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Një Jork, është takuar me ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Llavrov. Shefi i diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq është cituar të ketë deklaruar se ai e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse me zhvillimet më të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Llavrov ka deklaruar se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë kur janë në pyetje interesat e saj në Kosovë, njofton B92.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …