Selim Pacolli dhe Koalicioni për Familjen kanë mbajtur një tubim në Gjilan, i pranishëm ishte edhe ambasadori, William Walker

Selim Pacolli dhe Koalicioni për Familjen kanë mbajtur një tubim në Gjilan, i pranishëm ishte edhe ambasadori, William Walker

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka njoftuar për një tubim të organizuar me qytetarët e Gjilanit, ku pjesëmarrës i veçantë ishte ambasadori i njohur, miku i Kosovës, William Walker. Pacolli theksoi mikpritjen e ngrohtë të Gjilanit dhe rëndësinë e këtij eventi për forcimin e unitetit dhe mbrojtjen e vlerave që prekin çdo familje kosovare. Gjilani na mirëpriti në një ngjarje të paharrueshme. Me një angazhim të palëkundur, u theksua rëndësia e forcës dhe unitetit. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të angazhohemi për një të ardhme më të ndritur,  tha Pacolli.  Në këtë tubim, ai  bëri thirrje për bashkim rreth një kauze që synon të forcojë çdo individ dhe familje, duke nxitur një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Fjalët e fundit të mbrojtjes: Mbrojtësit e katërshes së UÇK-së afrohen në përfundim

Deklaratat përfundimtare të ekipeve mbrojtëse të katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po afrohen …