KEK
Fillimi / Lajmet / Selim Selimi: Nëse Kosova e refuzon tubacionin e gazit do të thotë se është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Selim Selimi: Nëse Kosova e refuzon tubacionin e gazit do të thotë se është kundër Amerikës

Selim Selimi: Nëse Kosova e refuzon tubacionin e gazit do të thotë se është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur për hezitimin e qeverisë për gazin amerikan, duke e paralelizuar atë me raportet Kosovë-Amerikë. Në një postim në Twitter ai thotë se pozicioni i Kosovës si kontribues në politikën globale tË SHBA-së vjen edhe me domosdoshmërinë për të qenë edhe politikisht besnik, shkruan lajmi.net. Sipas tij, qeveria për gazin amerikan duhet të përmbahet nga çdo lloj refuzimi. “Pozicioni ynë si kontribues në politikën globale të SHBA-së vjen me vendosmërinë tonë për të qenë besnikë dhe politikisht aktivë ndaj vlerave që të dy vendet tona përqafojnë. Nëse refuzojmë tubacionin e gazit do të thotë se jemi kundër SHBA-së. Unë i bëj thirrje qeverisë sime që të përmbahet nga çdo akt refuzimi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e Haki Abazi kundërshtohen në mbledhjen e Komisioni për Punë të Jashtme

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e Haki Abazi kundërshtohen në mbledhjen e Komisioni për Punë të Jashtme

Në takimin e sotëm të Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ...