Selmanaj: I kemi numrat për ta bërë Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se koalicioni i ka numrat për ta formuar Qeverinë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së Rasim Selmanaj tha se koalicioni PAN tashmë i ka numrat për formimin e Qeverisë. Sipas tij Qeveria do të formohet javën e ardhshme, ndërsa nuk tregoi se cilët deputetë do ta mbështesin koalicionin PAN. “I kemi numrat, ata janë deputetë të zgjedhur të Kuvendit te Kosovës”, tha Selmanaj pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së. Selmanaj tha se Qeverinë do ta bëjnë edhe me Listën Serbe dhe minoritetet tjera. Ndërsa pohoi se nuk ka kushte nga Lista për  formimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Albin Kurti po tregohet i paaftë për t'u përballur çështjet jetike si pandemia, ekonomia e arsimi

Enver Hoxhaj publikon pamje nga fjalimi i Trump në Mëngjesi Kombëtar i Lutjes: Kosova në vëmendjen e presidentit amerikan

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga fjalimi …