Serbët po protestojnë sërish në Leposaviq dhe në Zveçan, për herë të katërtën herë gjatë javës

Serbët, po protestojnë sërish në Leposaviq dhe Zveçan për herë të katërt këtë javë, mes tensioneve në rritje në veri të vendit, pasi të premten e javës së kaluar Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë të futeshin nëpër komuna. Serbët kanë nisur të mblidhen edhe në Zubin Potok. Protestuesit serbë në Leposaviq kanë nisur të grumbullohen që herët.  KFOR-i dje i ka shtuar masat e sigurisë përreth objekteve komunale në komunat veriore, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një, pasi të hënën në Zveçan rreth 30 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s mbetën të lënduar në një përplasje me protestuesit e dhunshëm të cilët i goditën me ç’kishin ushtarët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete plasëse si shok-bomba dhe molotov. Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, që janë tërhiqja e kryetarëve shqiptarë dhe policëve të Kosovës nga komunat veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …