Visar Ymeri

Serbia arreston Drejtorin e policisë, Qeveria e Kosovës flet për marrëdhëniet e mira me Serbinë

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka shkruar për arrestimin e zyrtarit policor të Kosovës në Serbi. Ai me këtë rast ka thënë se Isa Mustafa po hesht duke besuar që heshtja e tij e zbut Serbinë. Arrestimi i Drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, shpërfaqë edhe një herë nënshtrimin politik të Republikës së Kosovës karshi Serbisë. Në njërën anë, Serbia arreston Drejtorin e policisë së Kosovës, e, në anën tjetër, Qeveria e Kosovës flet për marrëdhëniet e mira me Serbinë.  Nëse vazhdohet me heshtje, edhe arrestime tjera do të pasojnë. Zaten, kur nuk ia kërkon Serbisë dëmshpërblimin për luftën ajo t’i vazhdon dëmtimet edhe në paqe. Republika e Kosovës e ka vetëm një rrugë: atë të kushtëzimit të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës ndaj Serbisë me secilën levë kushtëzimi që e kemi në dorë, si p.sh. ndalimi i çfarëdo marrëdhënie ekonomike e tregtare prej të cilave Serbia nxjerrë përfitime të mëdha e Kosova pëson humbje të mëdha. Rruga e Qeverisë është e kundërt: Kosova koncesione politike e ekonomike Serbisë, e Serbia arrestime dhe akuza për terrorizëm ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …