vipa
AKP
driloni com
Fillimi / Lajmet / Serbia po vazhdon ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës në të gjitha mënyrat
Serbia po vazhdon ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës në të gjitha mënyrat

Serbia po vazhdon ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës në të gjitha mënyrat

Përderisa në Kosovë ende ka dilema nëse Ushtria do të bëhet me ndryshim të Kushtetutës apo me ligj, në Serbi po lobojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë fare. Shteti serb po vazhdon ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës në të gjitha mënyrat. Së fundi një gjë të tillë e ka bërë ministri serb i Mbrojtjes gjatë një vizite në Francë ku u takua me homologen e tij, Florence Parly, transmeton lajmi.net. Vulin theksoi para ministres franceze se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm, dhe shkakton problem në rajon. “Unë edhe një herë e theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm, dhe është në kundërshtim me rezolutën 1244. Një gjë e tillë do të mund të shkaktonte destabilizim të madh në Ballkan”, ka thënë Aleksandar Vulin. Ai mori përkrahje nga ministrja e Francës, në bashkëpunimin ushtarak. Ndryshe, sa i përket Ushtrisë së Kosovës aktualisht projektligji është dorëzuar në qeveri, edhe pse këta të fundit honë se e kanë rikthyer në ministrinë e FSK-së. Haradinaj ditë më parë paralajmëroi se Ushtria do të bëhet me ligj, pasi është e pamundur të binden serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiq

Vuçiq ndihet i zemëruar për shkak se nuk është pranuar ta përfaqësojë Serbinë në Asamblenë e OKB-së

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i zemëruar tejmase për shkak se nuk është pranuar  ta ...