Serwer

Server: Amerika dhe BE-ja e dinë se sulmet terroriste në veri të Kosovës janë orkestruar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka shkruar se Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar se sulmet terroriste në veri të Kosovës të 24 shatorit janë orkestruar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka theksuar më tutje se Uashingtoni dhe Brukseli e dinë këtë, por nuk e thonë pasi preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar. “Nuk ka asnjë ekzagjerim në ato që thotë Albini. Presidenti Vuçiq financoi, mbështeti dhe orkestroi sulmin terrorist të 24 shtatorit. Policia e Kosovës që BE-ja donte (dhe vazhdon të dëshirojë) të tërhiqej nga veriu i Kosovës, u përgjigj profesionalisht, vrau tre nga autorët dhe parandaloi të ndodhte më keq. Uashingtoni dhe Brukseli e di këtë, por nuk do ta thonë. Ata preferojnë të lejojnë Vuçiqin pa e marrë dënimin e merituar”, ka shkruar Serwer, duke shtuar se pikërisht SHBA dhe BE “po e lejojnë Vuçiqin të shmangë përgjegjësinë për zgjedhjet e padrejta dhe mashtruese të Beogradit të 27 dhjetorit”, ka shkruar mes tjerash, analisti amerikan, Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …