Daniel Serwer: NATO-ja po mbështet fuqishëm Beogradin, kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Server: Serbët dhe Vetëvendosja po shkaktojnë probleme në Kosovë

Analisti i mirënjohur  amerikan Daniel Serwer në një intervistë për RTK-në ka deklaruar  se Kosova është imune ndaj Moskës, e cila po bën përpjekje  të shkaktojë trazira në Ballkan, ndërsa sipas tij Kosova ka probleme të brendshme, sikur janë integriteti territorial dhe sovraniteti. Serbët dhe Vetëvendosja po i shkaktojnë këto probleme në Kosovë, duke mos pranuar integritetin territorial, meqë vendi ka probleme të vazhdueshme të integritetit territorial dhe sovranitetit të vet. Që të dyja këto forca kërcënohen nga njëra anën prej serbëve që nuk e pranojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës e nga ana tjerët nga vet shqiptarët, nga Vetëvendosje që nuk e pranojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, është shprehur Server.

Server  ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Autoritetet në Kosovë me të drejtë do të donin të përfundonin këtë çështjen me Malin e Zi dhe Asociacionin dhe që të ecin drejtë çështjeve më të rëndësishme siç janë krijimi i vendeve të punës dhe ekonomia. Jam në anën e politikanëve që duan të t’i kryejnë këto çështjet e mëdha politike dhe të kalojnë që detaje, në çështje ekonomike dhe Kosova të ecë para që në thelb  është shumë vështirë të punohet diçka tjetër kur ka probleme territoriale në një shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …