Arsim Bajrami

Ministri, Arsim Bajrami, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur edhe  biseduar me zyrtarë amerikanë mbi bashkëpunimin me të dy vendeve në fushën e arsimit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Bajrami ka komentuar lidhur me marrëveshjen për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, që ka shkaktuar krizë politike kohët e fundit në Prishtinë.  Ai ka thënë është e nevojshme të arrihet një kompromis mes qeverisë dhe opozitës për miratimin e marrëveshjes, e cila  do t’i hapë rrugën integrimeve evropiane të vendit, dhe  liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ministri Bajrami ka folur edhe për shkëmbimet në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, për unifikimin e teksteve, programeve dhe të standardeve cilësore të arsimit në të dyja vendet. Ai ka thënë se është duke u punuar për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Sonja Biserko: Vuçiq ka humbur legjitimitetin, qytetarët serbë janë të vetëdijshëm se Kosova është e humbur

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se …