leoni

Sot në Prishtinë u hap edicioni i 16-të i Panairit të Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS-2016

Sot në Prishtinë u hap edicioni i 16-të i Panairit të Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS-2016

Sot u hap  edicioni i 16-të i  Panairit të Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS 2016 dhe edicioni 9-të i  Panairi i Ndërkombëtar për Mjekësi, Shëndetësi dhe Pajisje “MEDIKOS 2016” organizuar nga kompania CEO- Congress & Event Organization. Panairet do jenë të hapura për tri ditë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ne Prishtinë, nga ora 10:00 deri në orë 18:00. Rreth 150 biznese ekspozuese dhe një cilësi e vizitorëve profesionist, e bëjnë ketë panair vendin më të domosdoshëm për ta vizituar dhe ekspozuar. Panairit ndërkombëtar “AGROKOS” është i specializuar për promovimin e Agroindustrisë në sektorin e ushqimit, pijeve, bujqësisë, blegtorisë etj, ku siguron një mjedis optimal të biznesit për të gjithë pjesëmarrësit, si vizitorë ashtu dhe për ekspozues.

 Edicioni i vitit 2016 ka sjellë një program paralel si forume dhe prezantime me folës profesionist të fushave përkatëse të cilët do të elaborojnë modelet e fundit mbi përpunimin e ushqimit, sektorin e pemëtarisë, teknologjinë moderne të paketimit si dhe kahja e zhvillimit të agrobiznesit në tërësi. Këtë vit për fermerët e Kosovës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të prezantohen format e aplikimit për grante dhe mundësia e përfitimit të tyre nga buxheti i planifikuar prej kësaj Ministrise.”AGROKOS” është një portë e rëndësishme për të gjithë ata që synojnë eksportimin e produkteve vendore në tregjet e shteteve fqinje, por edhe rrjetëzim me bizneset e Evropës perëndimore,Turqisë dhe Ballkanit në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …