Hysni Ngucati

Ngucati: Qeveritarët kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë

Kryetari i ri i OVL-UÇK-së, Hysni Ngucati, ka deklaruar se listën e veteranëve e kanë fryrë vetë qeveritarët. Ata  kanë sjellë mbi 3 mijë emra për t’i bërë veteranë, për të cilët nuk e dimë ku kanë qenë gjatë luftës. Por  numri i  madh i veteranëve nuk duhet të jetë problem për buxhetin e shtetit.  Duke folur për Gjykatën Speciale, Ngucati thekson se nuk do të gjendet asnjë fakt se UÇK-ja ka kryer krime. Me ligj duhet të rregullohet se kush mund të flasë në emër të saj. Unë si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pikë së pari e kam për synim rishikimin e Ligjit për Veteranët. Ne do të insistojmë bashkërisht me veteranë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta e shenjtë të mbrohet me ligj e të mos ketë dikush të drejtë ta fyejë luftën dhe të dalë e të flasë gjithkush në emër të saj…”, tha Ngucati për “Zëri”.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …