Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e pashmangshme për të gjithë ata që merren sot me Ballkanin. Në shkrimin e tij, Server ka argumentuar se Marrëveshja e vitit 2013, nga e cila u lindë Asociacioni, ishte një marrëveshje dobiprurëse për të dyja palët. “Marrëveshja e vitit 2013 përfshin  integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe institucionet gjyqësore, si dhe aplikimin e kornizës ligjore të Kosovës në të gjitha komunat serbe. Ai gjithashtu parashikoi “që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE. Kjo ishte një marrëveshje e dyanshme, jo një koncesion i njëanshëm. Beogradi dhe as Prishtina nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre. Albin Kurti, tani kryeministër i Kosovës, kundërshtoi formimin e Asociacionit ndërsa ishte në opozitë. Në pushtet, ai ka vazhduar t’i rezistojë zbatimit të tij. Presidenti serb Vuçiq, i cili shërbeu si zëvendëskryeministër në kohën e marrëveshjes fillestare, ka vazhduar të insistojë në të” – ka sqaruar Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …