Serwer

Serwer: Çfarëdo që të kërkojë Prishtina ose Beogradi, duhet të jenë të gatshëm të japin një ekuivalent

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është paralajmëruar për 10 dhjetor. Një gjë të tillë e ka mirëpritur profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Uashington, Daniel Serwer. Ai ka thënë se në këtë proces janë dy gjëra me rëndësi reciprociteti dhe zbatimi i marrëveshjes. “Çfarëdo që të kërkojë Prishtina ose Beogradi, ata duhet të jenë të gatshëm të japin një ekuivalent. Dhe gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet në një mënyrë të verifikueshme. Duhet gjithashtu të jetë e qartë se dialogu ekziston me një qëllim: të mundësojë njohjen reciproke dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Asgjë më pak se kaq është normalizimi i vërtetë”, ka thënë Serwer. Ai ka shtuar se beson se Kosova mund t’i zëvendësojë ish-liderët politikë që janë transferuar në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …