Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Serwer: Vuçiq përdori shërbimin sekret dhe Listën Serbe për kryengritje në Veri të Kosovës

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka përdorur shërbimin sekret dhe Listën Serbe për kryengritje në Veri të Kosovës. Gjatë intervistës për për Krug 99 të Sarajevës, ai ka shtuar më tutje se presidenti Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje, si në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovës dhe po përpiqet të krijojë atë që tashmë është pagëzuar si “bota serbe”. “Ne e pamë atë kombinim në  vepër më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë. Ai ( Aleksander Vuçiq ) pa dyshim ka frikë se SHBA dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më” ka theksuar mes tjerash, profesori në Universitetin “Johns Hopkins” Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …