Brickos

Sërxhan Dermanoviq: Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën

Sërxhan Dermanoviq: Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Sërxhan Dermanoviq ka thënë se Podgorica  ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën.  Duke folur për mediet e huaja lidhur me lajmet e përhapura në mediet serbe e ruse për projektin e  Shqipërisë së madhe, Darmanoviq ka thënë e Mali i Zi  ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Mendoj se në viset tona shumë flitet në kuadër të fushatës zgjedhore për të tërhequr votues. Shqipëria është anëtare e NATO-s, e sheh shumë qartë të ardhmen e vet në Bashkimin Europian. Po ashtu edhe Kosova e Maqedonia qëllimin kryesor e kanë të bëhen anëtare të BE-së e të NATO-s. E ne do të jemi anëtar i kësaj aleance që nga 5 qershori.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …