leoni

SH.F.M.U “Isa Boletini ” në Isniq , pajiset me kabinet të informatikës

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtor të tjerë janë pritë nga drejtori i SHFMU “Isa Boletini ” në Isniq Shaban Mehmetaj, personeli i shkollës dhe nxënësit ku bashkë kanë përuruar Kabinetin e Informatikës në këtë shkollë. Me mjetet e ndara nga buxheti i komunës së Deçanit dhe MASHT, kjo shkollë ka përfituar një Projektorë dhe 2 loptop ndërsa 10 Kompjuter (PC), janë dhuruar donacion nga bashkatdhetari Bajram Stojkaj nga Lloqani i cili jeton në Zvicër. Për kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ky donacion nga bashkatdhetari Stojkaj, ka një rendësi të veçantë ku për nxënësit e kësaj shkolle krijon një mundësi më të mirë që teoria të kthehet në praktikë dhe lënda e TIK-ut të zhvillohet në një ambient ndryshe e me kushte shume të mira që i ofron kjo shkollë. Edhe drejtori i SH.F.M.U “Isa Boletini ” në Isniq Shaban Mehmetaj, i ka falënderuar kryetarin Ramosaj, DKA-në dhe Bajram Stojkaj, sepse me këtë kabinet ju është dhënë një mundësi më shumë nxënëseve të kësaj shkolle për zhvillim të lëndës së TIK-ut. Të gjitha shkollat e komunës së Deçanit do të pajisen me kabinete të tilla në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …