Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Shahini: Ekonomia e vendit po ballafaqohet me inflacion, i cili po e shkatërron prodhimin vendës dhe bizneset

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka tërhequr vërejtjen se ekonomia e vendit është duke u ballafaquar me inflacion, i cili po e shkatërron prodhimin vendës dhe bizneset. “Aktualisht ekonomia e vendit është duke u ballafaquar me një inflacion, i cili po e shkatërron edhe prodhimin vendor dhe bizneset dhe gjithë ekonominë. Andaj në këtë drejtim Qeveria e vendit do të duhet të marrë disa masa për të cilën do të duhet të tejkalojë kjo krizë e bizneseve dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi”, ka është cituar të ketë thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, Ai ka theksuar më tutje se  Qeveria duhet të fokusohet në zhvillim të sektorit privat dhe të krijojë strategji afat shkurtër dhe afat mesëm për tejkalimin e krizës së përbashkët dhe duke stimuluar prodhimin, punësimin dhe eksportin që është ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të një shteti sepse varemi nga importin dhe duhet të krijohen politika zhvillimore, të luftohet varfëria, rreziku nga kriza ekonomike dhe të gjitha këto do të krijojnë balancë të zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …