Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: 5 Marsi nuk është vetëm datë historike e  Prekazit dhe e Kosovës, por edhe e trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në 23-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, ka thënë se data 5 Mars nuk është vetëm datë historike e  Prekazit dhe e Kosovës por edhe e trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit. 5 Marsi është ngjarje kundër shtypjes, rezistencës kundër shfarosjes dhe insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë. “Prandaj 5 Marsi nuk mund të shlyhet. Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.  Është Ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen. Është një datë historike e njeriut që e vlerëson e lirinë dhe barazinë më shumë se jetën”, ka shkruar Kamberi në një postim të tij.

Secila datë historike, botërisht, është rastësi. Nuk ka asnjë veçanti për 5 marsin para vitit 1998. Dhe nuk ka asnjë gjë që mund ta shlyejë rëndësinë e 5 Marsit pas vitit 1998.

Kështu pra, një veprim i një familje të zakonshme në Prekaz, bëhet Ngjarje që bartë në vete dimension universal. Sepse lufta e Jasharajve ishte e tillë – Luftë për liri e njerëzve të zakonshëm kundër tiranisë fashiste të superarmatosur dhe të uniformuar.

Kjo makineri vrasëse nuk kurseu asgjë. Të gjithë anëtarët e familjes u vranë, pa kursyer as fëmijët e as të moshuarit. Pra makineria nuk bënte luftë, por gjenocid. Sepse nuk donte fitoren, por zhbërjen.

Në anën tjetër Adem Jashari qëndroi në shtëpinë e tij, me familjarët e tij. Ishte i armatosur lehtë. Por kishte një armë shumë më të fortë: vendosmërinë për liri.

Kjo ngadhënjeu kundër makinerisë së trajnuar vrastare.

Prandaj 5 Marsi nuk mund të shlyhet. Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit.

Është Ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen. I Njeriut që e vlerëson e lirinë dhe barazinë më shumë se jetën.

Adem Jashari luftoi si shqiptar i Kosovës. Por nuk luftoi vetëm për shqiptarët. Luftoi për të gjithë të shtypurit kundër çdo forme të fashizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …