Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe ministres Snezhana Paunović janë pjesë e politikës së brendshme ditore, me synim mobilizimin e elektoratit nacionalist. Reagimi i Kamberit vjen pasi Vuçiq deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa ministrja Paunoviq, në një intervistë për median serbe “Kurir”, tha se në vitin 1998 do ta “spastronte etnikisht” Kosovën nga shqiptarët. Kamberi tha se retorika e udhëheqjes serbe është vazhdimësi e një politike që, sipas tij, nuk dallon nga ajo e regjimit të Slobodan Milosheviç. “Është pjesë e politikës zyrtare. Vazhdojnë ta ndjekin një diskurs të atillë që dëshmon qartë se kjo Serbi e Vuçiqit nuk është larg, por është e njëjtë me Serbinë e Millosheviqit në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Vazhdojnë ta mohojnë realitetin e Kosovës”, ka deklaruar Kamberi. Pas deklaratës së Paunoviqit të 11 korrikut 2026, Qeveria e Kosovës reagoi duke e shpallur atë person non grata në mënyrë të përhershme në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
