Muja: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin, Qeveria duhet të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Shaip Muja fajësoi Qeverinë për jo seriozitet dhe kërkoi dorëheqjen e saj

Deputeti,  Shaip Muja ka dal kundër matjes së territorit nga komisioni i themeluar nga Qeveria e Kosovës. Ai tha  se Qeveria duhet të tërhiqet sa më parë, pasi nuk po sillet në mënyrë serioze me temat e rëndësishme, siç është çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas Mujës, ky pushtet e ka terrorizuar publikun që dy vite e gjysmë me njerëz jo serioz rreth Demarkacionit. Më tej, deputeti Muja theksoi se i ashtuquajturi akademik, Hivzi Islami me botimet e veta të cilat  i ka të dokumentuara në kërkimet gjeografike në vitin 2008, ku i jep orientime ekspertit të bisedimeve me Ahtisarin, Lutfi Hazirit, në ato kërkime jep shpjegime të qarta se ku janë vijat kufitare. Deputeti reagoi edhe ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit, i cili kur e ftoi ta marrë fjalën e cilësoi si deputet pa grup parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …