Muja: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin, Qeveria duhet të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Shaip Muja: Kundërshtarët kryesorë të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi janë deputetët e pozitës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja ka bërë me dije se kundërshtuesit kryesorë të versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi janë deputetët e pozitës. Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, Muja ka treguar se ai dhe shumë kolegë të tij nga pozita do të votojnë kundër versionit aktual të demarkacionit. Ai ka thënë se kjo formë e demarkacionit me Malin e Zi po kundërshtohet edhe nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar. Muja ka vlerësuar se caktimi i vijës kufitare me Malin e Zi është bërë në mënyrë të gabueshme. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos ngutet në këtë çështje. Sipas deputetit Muja, qytetarët e Kosovës nuk i besojnë Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi. “Nëpërmjet kësaj interviste dua t’u them presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, se ky demarkacion është gabim”, ka thënë Muja.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …