te Pagjeturit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

Sot në vendin tonë shënohet  Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse  kanë kaluar  17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur. Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre. Për nder të kësaj dite Kuvendi dje ka mbajtur një tryezë në të cilën u tha se Kosova nuk mund të ngris padi kundër atyre që kanë kryer krime pasi që vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë, transmeton KP. Ndërkohë që sot paradite do të bëhen homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, manifestimi kryesor mbahet në Merdar të Besianës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …