Thaçi - Vuçiq

SHBA do të përfshihen më aktivisht në ndërmjetësimin në mes të Kosovës e Serbisë në negociatat për marrëveshje

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht në ndërmjetësimin në mes të Beogradit e Prishtinës në negociatat për marrëveshje. Siç shkruan gazeta e Beogradit “danas”, kjo përfshirje do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë” në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës. Siç kanë thënë burime të kësaj gazete, SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet. “Qëllimi i SHBA-së është që me zhvillimin e shuttle diplomacisë t’i afrojë qëndrimet e Beogradit e të Prishtinës me synimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm. Pritet që deri më atëherë kryetari serb Vuçiqi dhe ai kosovar Thaçi do t’ia dalin ta arrijnë përkrahjen e qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe që në opinionin e të dy vendeve të krijohet klima për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”, kanë thënë diplomatë të cilët “danas” nuk i identifikon.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …