SHBA ka njoftuar se po përgatitë ushtrinë e saj për ta ndihmuar Pakistanin nga përmbytjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se përgatitë ushtrinë e saj për ta ndihmuar Pakistanin nga përmbytjet. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (DOD) ka njoftuar se komanda qendrore po dërgon një ekip vlerësimi në Islamabad për të përcaktuar se çfarë mbështetjeje potenciale mund të ofrojë DOD…si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për krizën e përmbytjeve në Pakistan. Zëdhënësi kolonel, Joe Buccino tha se vendimi pasoi një telefonatë të 1 shtatorit midis shefit të Komandës Qendrore, gjeneral Erik Kurilla dhe shefit të shtabit të ushtrisë pakistaneze, gjeneral Qamar Javed Bajwa. Ndihma vjen pasi qeveria pakistaneze tha se mbi 33 milionë persona – apo 15 për qind e popullsisë prej 220 milionë banorësh – janë prekur nga vërshimet që kanë shkatërruar shtëpi, biznese, infrastrukturë, rrugë dhe po ashtu kanë shkatërruar të mbjellat. Disa vlerësime thonë se një e treta e shtetit aktualisht është nën ujë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …