SHBA-të kanë rrëzuar një balonë gjigante kineze, për të cilën kanë thënë se ka spiunuar në zonat kyçe ushtarake në tokën amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë rrëzuar një balonë gjigante kineze, për të cilën kanë thënë se ka spiunuar në zonat kyçe ushtarake në tokën amerikane. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se aeroplanët luftarakë e kanë rrëzuar balonën mbi ujërat territorialë të SHBA-së dhe se balona ka rënë në ujërat e Karolinës Jugore. Në një deklaratë të lëshuar nga Pentagoni është thënë se balona vëzhguese ka mbledhur informacion të ndjeshëm, që ka qenë i rëndësishëm për SHBA-në. “Ne kemi arritur ta studiojmë dhe vëzhgojmë me kujdes balonën dhe pajisjen e saj, të cilat kanë qenë të vlefshme”, është thënë në deklaratë. Nga ana tjetër, ministria e Jashtme e Kinës ka shfaqur pakënaqësi kundër përdorimit të forcës amerikane për të sulmuar një pajisje pa pilot. Autoritetet kineze kanë thënë vazhdimisht se balona nuk është pajisje për spiunim, por pajisje e humbur për motin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …