Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 540 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv

Si pasojë e mungesës së anesteziologëve, 1 mijë e 200 pacient janë në pritje të ndërhyrjes kirurgjike

Mungesa e specialistëve të anesteziologjisë ka bërë që lista me pacient që po presin për intervenim kirurgjik, të arrij në 1 mijë e 200 pacient. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari ka thënë për Ekonomia Online se në këtë klinikë pacientët po presin që nga viti 2018 për të kryer ndërhyrje kirurgjikale në vena. Ai ka shtuar më tutje se Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja në gjithë Kosovën, dhe si pasojë e kësaj, ka shtuar numrin e listës së pritjes. Specialisti, Hajriz Rudari ka theksuar se ndonëse salla e dedikuar për probleme me vena po funksionon mirë, por është mungesa e anesteziologëve që po bënë të mos mund të kryhen operacione të tilla, ndonëse ka kirurgë për t’i kryer këto shërbime mjekësore, sepse kemi vetëm një anesteziolog. Kjo ka ndodhur për shkak se një pjesë e anesteziologëve, janë larguar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe kanë shkuar privat, dy apo tre prej tyre kanë vdekur nga Covid-19, dhe kështu që nuk ka më numër të mjaftueshëm të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …