Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

SHBA-të përkujtojnë sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtojnë sulmet ajrore të 21 viteve më parë kundër Kullave Binjake në Nju Jork dhe Pentagonit afër Uashingtonit, sulm nga i cili vdiqën mijëra civil. Zyra e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se për të përkujtuar këtë sulm dhe viktimat që humbën jetën prej tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden do t’i drejtohet kombit me një fjalim dhe do të vendosë një kurorë në Pentagon. Ndërkohë, zëvendës presidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Përkujtimore Kombëtare të 11 Shtatorit në Nju Jork.

Më 11 shtator 2001, kamikazët rrëmbyen avionë amerikanë dhe fillimisht, dy prej tyre i përplasën në dy ndërtesat e njëjta të Nju Jorkut, duke vrarë mijëra njerëz. Një aeroplan i tretë shkatërroi krahun perëndimor të Pentagonit – selinë e madhe të ushtrisë amerikane pranë Uashingtonit.Një aeroplan i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani në orën 10:03 të mëngjesit pasi pasagjerët rezistuan. Nga këto sulme, kanë humbën jetën afër tre mijë persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori organizata Al Kaida, e drejtuar nga Osama Bin Laden. Pak kohë më vonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan fushatën ushtarake kundër kësaj organizate terroriste që vepronte në Afganistan dhe vranë liderin e saj, Osama Bin Laden.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …