Shefi i BE-së, Josep Borrell ka udhëtuar për në New York, me qëllim për të marrë pjesë në takime e bisedime shumëpalëshe të nivelit të lartë dhe do të zhvillojë gjatë qëndrimit në Amerikë Ai, do t’ i takojë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të organizuar në margjinat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Atje, Kosova përfaqësohet nga kryetarja, Vjosa Osmani. Të martën, Borrell, bashkë me kryetarin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në sesionin hapës të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po atë ditë, planifikohet takimi i shefit të BE-së, Josep Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor. Agjenda e Borrellit përfshin edhe takime tripalëshe me Bashkimin Afrikan dhe Kombet e Bashkuara, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e pjesëmarrje në takimin e ministrave të jashtëm të G7-shit.
Kontrolloni gjithashtu
Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
