Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për problemet e shumta të vendit

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri,ka theksuar se qeveria nuk ka qenë e fokusuar në zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një dështim total në menaxhimin e politikave të brendshme. Ai shprehu shqetësimin për situatën ekonomike të vendit, duke theksuar se Kosova është përballur me rritje të çmimeve dhe vështirësi, ndërsa pensionet dhe pagat janë mbetur të pandryshuara. Qeveria nuk ka arritur të përmbushë premtimet e saj, duke theksuar se ende nuk është miratuar ligji për sigurimet shëndetësore, duke e lënë Kosovën si vendin e vetëm në rajon pa këtë sistemi të rëndësishëm. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për marrëdhëniet e dobëta të Kosovës me Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se perspektiva e vendit është në pikëpyetje. Në lidhje me mirëqenien e qytetarëve, Tahiri vlerësoi se kjo qeveri është e dobët në trajtimin e kësaj çështjeje, duke çuar në një rritje të migracionit të të rinjve nga Kosova drejt vendeve të Perëndimit për të gjetur perspektivë dhe shanse më të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …