Deputetja Duda Balje dhe kryetari i DK-së, Avdullah Klinaku, kundërshtojnë Kodin Civil nëse kthehet për votim në Kuvend

Deputetja, Duda Balje dhe kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku, janë zotuar sërish për të kundërshtuar Kodin Civil nëse kthehet për votim në Kuvend, duke shprehur qëndrimin e tyre të fortë kundër këtij projektligji. Balje, e cila është gjithashtu kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, thekson se ajo dhe kolegët e saj do të votojnë kundër Kodit Civil nëse ai kthehet për miratim në Kuvend. Ajo nuk e sheh anëtarësimin në Këshillin e Evropës si një kusht për kalimin e këtij ligji, duke shtuar se nuk është gati të pranojë një projektligj të tillë për shkak të bindjeve fetare dhe vlerave personale.

Në anën tjetër, Avdullah Klinaku, kryetar i Demokracisë Konservatore, akuzon kryeministrin Albin Kurti për përpjekjet për të kaluar Kodin Civil. Ai thotë se shqiptarët e duan më shumë familjen sesa dëshirën e Kurtit për të realizuar këtë synim. Klinaku gjithashtu mohon pretendimet se Kodin Civil është kushti për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke argumentuar se shqiptarët janë mashtruar nga politikat që kanë shtyrë pretendimet e tyre për të kërkuar miratimin e ligjit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …